Gossip

Erjona Sulejmani “harron” Xhemailin, në lidhje me basketbollistin italian?!

Pas divorcit nga futbollisti shqiptar Blerim Xhemajli, Erjona Sulejmani po merr gjithmonë e më shumë vëmendje në mediat rozë. E bërë e famshme në europianin e 2016-ës, në Francë, bukuroshja shkodrane këtë herë ka postuar foto me bikini në plazhin e Formenteras. Erjona ka nxjerrë në pah linjat e saj, që tani duket se janë perfekte, falë edhe punës së shumtë të saj në palestër.

Mirëpo lajmi më i rëndësishëm për jetën e Erjonës u zbulua gjatë emisionit sportiv Tiki-Taka. Sipas gazetarëve italianë ajo ka nisur një histori dashurie me basketbollistin Alessandro Gentile. Detaje mbi lidhjen e re të Erjonës do të zbulohen në ditët në vijim. E si mund të rrinin duarlidhur personazhet e sportit pas lajmit se modelja shqiptare është ndarë nga Xhemaili!

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency