Kategoria Superiore

Ernest Gjoka: Ishte faull te rasti i golit, por shpërdoruam shumë

Një momenti i diskutueshëm, që u pasua me golin e vetëm të sfidës me Laçin nuk mund të jetë alibi për humbjen e Vllanisë. Trajneri Ernest Gjoka e pranon se skuadra e tij shpërdori shumë para portës, ndoshta për shkak të presionit për ta gjetur me çdo kusht golin.
“Ishte një ndeshje e vështirë, u munduam të bënim mirë, por u nxituam dhe shpërdoruam shumë. Rasti i golit? Aty ishte faull, arbitri e dha avantazh dhe erdhi goli. Gjithsesi, ne duhet t’i kishim shfrytëzuar më mirë rastet që patëm.
Rastet e humbura? Nuk është çështje egoizmi, ne kërkonim me patjetër gol dhe kjo ndoshta i çoi futbollistët që të gabonin. Kemi krijuar shumë volum loje, por në fund nuk arritëm të merrnim asgjë.”
Arrestimi i agresorëve
“Nuk mund të themi se është një ambient i qetë, pasi edhe në momentin kur ke një dhimbje, atëherë nuk ndihesh mirë, jo më në një situatë të tillë”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency