Lajme

Erzeni mposht Partizanin dhe fiton titullin pas 19 vitesh

Erzeni është kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Skuadra nga Shijaku triumfoi 3-1 me sete në finalen e katërt përballë Partizanit duke festuar titullin pas 19 vitesh mungesë.

Me dy setet e para që lanë gjithçka në baraspeshë, diferenca u bë në të tretin, që ishte edhe më i luftuari i ndeshjes. Me goditje dhe kundër-goditje dhe pikë pas pike, Erzeni arriti të fitonte 28 me 26 në frymën e fundit.

Ai set vendosi ekipin e Arben Sakos në pozita mjaft komode, ndërsa i dha një goditje të fort psikologjike volejbollistëve të Partizanit, që u shfaqën thuajse të dorëzuar në finalen e sfidës.

Kjo bëri që seti i katërt të dominohej plotësisht nga Erzenit, por të kuqtë arritën të ngushtonin diferencën dhe të riktheheshin në lojë, madje duke krijuar idenë se mund ta shtynin festën e ekipit shijakas.

Megjithatë, në fund triumfoi këmbëngulja e skuadrës së trajnerit Sako që fitoi setin e katërt me rezultatin 25-22 dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-1. Me të njëjtat shifra mbyllet edhe finalja e volejbollit për meshkuj në favor të ekipit që dominoi gjatë gjithë sezonit.

Për Erzenin ky është triumfi i katërt në histori në kampionatin shqiptar, me titullin kampion që rikthehet në Shijak prej vitit të largët 1992.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency