Erzeni ngec në shtëpi, Bylis fiton dhe afrohet më shumë me Superioren
Janë mbyllur pesë ndeshjet e javës së 16-të të Kategorisë së Parë dhe Bylisi vijon të mbajë kreun, duke siguruar një tjetër 3-pikësh ndaj Besëlidhjes. Skuadra nga Ballshi ka fituar me shifrat 1-0 falë golit të Qardakut dhe ka shkuar në kuotën e 41 pikëve.
Erzeni e ka mbyllur këtë raund me barazimin 1-1 me Apoloninë dhe golat janë shënuar nga Krasniqi për fierakët në minutën e 29’, ndërsa Raboshta barazoi shifrat për vendasit në minutën e 86’.
Burreli dhe Tërbuni e kanë mbyllur këtë sfidë me barazimin 1-1. Të parët që shënuan ishin miqtë, të cilët realizuan në minutën e 60’ falë Saliaj, teksa Hasa barazoi rezultatin në minutën e 87’.
Lushnja ka mundur të marrë fitoren 2-0 ndaj Maliqit në shtëpi. Golat për lushnjarët u realizuan nga Xhyrmeti në minutën e 33’ dhe Camko në të 40-ën.
Turbina u mund në shtëpi nga Besa, që mori tre pikët me një gol të vetëm të Hysenit në minutën e 32’ të sfidës.
Vora shkatërroi Shkumbinin me shifrat 3-0, duke nisur episodin e golave që në minutën e 5 me anë të Tavanit, teksa në të 39’ Ismailaj dyfishoi shifrat për vendasit dhe në përfundim të pjesës së parë Tavani realizoi dopietën e tij personale dhe në të njëjtën kohë i dha golin e tretë Vorës.
Ndërsa ndeshjet e Korabi-Tomori dhe Pogradeci-Butrinti për këtë raund janë shtyrë.

Quiz: Premier League
Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...



