Kategoria Superiore

Erzeni prezanton një mesfushor, në Shijak mbërrin ish-lojtari i Bolognas

Erzeni e nisi rrugëtimin në Superiore me një triumph në premierë ndaj Vllaznisë me rezultatin minimal 1-0, megjithatë tek shijakasit vijon puna për të përmirësuar skuadrën teksa drejtuesit kanë kryer një tjetër goditje në merkato.

Kështu, klubi i Erzenit ka zyrtarizuar marrëveshjen me një mesfushor slloven teksa fjala është për Marko Krivicic. Ky i fundit ka një CV të pasur teksa në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e klubit italian, Bologna ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Shpresave të Sllovenisë apo Koper në kampionatin vendas.

Tashmë, në moshën 26-vjeçare, Krivicic do të provojë për herë të parë një eksperiencë në Superiore teksa bashkohet me Erzenin në misionin për të bërë një paraqitje dinjitoze në elitë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency