Kategoria Superiore

Erzeni zyrtarizon pasuesin e Dedes, zbulohet kush e drejton skuadrën në Superiore

Erzeni në këtë sezon do të marrë pjesë në elitën e futbollist shqiptar, Abissnet Superiore. Shijakasit që ishin pa një trajner në krye pas largimit të Nevil Dedes, kanë konfirmuar së fundmi edhe numrin një të ekipit për sezonin e ardhshëm.

Fjala është për ish-portierin e famshëm durrsak, Xhevahir Kapllanin. 48-vjeçari në të kaluarën e tij si futbollist është aktivizuar edhe me Erzenin ku ka regjistruar 50 paraqitje ndërsa ka nisur menjëherë nga puna me ekipin shijakas teksa ka drejtuar seancën e parë stërvitore në pasditen e së mërkurës. ndërkaq, në rolin e trajnerit, Kapllani ka një eksperiencë me ekipin e Sukthit në vitet 2010-2012.

Në këtë formë, drejtuesit e Erzenit i besojnë Kapllanit një projekt me shumë rëndësi duke qenë se skuadra tashmë është pjesë e Superiores.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency