Esat Mala “xholi” që nxjerr nga çdo situatë Skënder Gegën!
Vendimtar si një gol në derbi, blerja më e goditur në termat financiarë si një lojtar i zbuluar dhe i fituar nga Partizani që në të ardhmen mund të përfitojë shuma të rëndëishme nga një 20-vjeçar që premton një të ardhme të bujshme titullar fiks në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni, 15 takime të luajtura po aq sa dhe javë kampionati të gjithë si titullar,autor i dy golave por të dy me peshë të rëndë gur, ai në derbin e fazës së parë me bardheblutë dhe një tjetër me Kukësin, të dy që kanë vendosur dy prej fitoreve më të rëndësishme të këtij sezoni. Partizani forcën e ka te grupi, por Esat Mala është padyshim një lojtar kyç i kësaj skuadre dhe tani është gati të zbulojë edhe një tjetër veti të re nga ato që jemi mësuar të surprizojë. Partizani javën e ardhshme përballet me Teutën, një sfidë e zonës së lartë të klasifikimit me bregdetarët që vijnë nga nja seri pozitive prej plot 8 ndeshjesh ku kanë fituar 6 dhe një ndër problemet kryesore të Skënder Gegës, është krahu i djathtë i mbrojtjes. Labinot Ibrahimi është i pezulluar pasi mori kartonin e katërt të verdhë në derbi, dhe mungesa e tij është një gropë e vërtetë, kush mund ta bëjë më mirë. Esat Mala. Është kjo ideja që ngacmon trajnerin e të kuqve dhe që sipas të gjitha gjasave pritet të bëhet realitet në sfidën me Teutën. 20-vjeçari nga Prizreni deri më tani është aktivizuar me sukses në krahun e djathtë të sulmit duke i dhënë elastictetet dhe paparashikueshmëri këtij reparti, më herët në fazën e parë është aktivizuar në mesfushë bashkë me Telushin dhe Hilën kur Hebaj ishte titullar, ndërsa në ndeshjet e fundit është pozicionuar në qendër pas sulmuesit të parë Jurgen Bardhi, këtë herë ndaj Teutës do ti duhet të bëjë edhe mbrojtësin e krahut të djathtë, një xholi i vërtetë për Partizanin.



