Futboll

Është momenti i Hykës, asist në fitoren e Hapoel Beer Shevas

Jahmir Hyka konfirmon çastin e mrekullueshëm që po kalon në kampionatin izraelit të futbollit. Tiranasi, pas 2 golave të realizuar në sfidën ndaj Hapoel Haderas, ishte sërish protagonist për skuadrën e tij Macabi Netanya. 31-vjeçari ishte gjatë gjithë takimit një pikë referimi për ekipin e drejtuar nga trajneri serb Drapic dhe shumë aksione kalonin nëpërmjet këmbëve të tij.

Elegant, me klas e teknikë, futbollisti shqiptar në rastin e golit e dytë, fillimisht dribloi me qetësi e finesë mbrojtësin kundërshtar e më pas me të jashtmen i dhuroi pasimin vendimtar Barzhaskit, i cili realizoi golin më të thjeshtë në botë.

Tiranasi e shënoi emrin në listën e futbollistëve më të mirë të takimit, madje asistet e dhuruar prej tij do të kishin qenë dy, nëse shqiptari me pasaportë malazeze, Fatos Beqiraj, pas topit të marrë nga Hyka, nuk do të kish goditur traversën.

Mesfushori me mendësi sulmuese u largua nga amerikanët e San Jose Earthquakes dhe në Janar nënshkroi për skuadrën izraelite, duke u shndërruar tashmë në një nga lojtarët më të vlerësuar. Aktualisht, me fitoren 0-2 ndaj Hapoel Beer Shevas, Maccabi Netanya ndodhet në vendin e tretë, pozicion që të dërgon në Europa League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency