Merkato

Është sulmuar nga tifozët e PSG-së, e ardhmja e Neymarit mund të jetë në Premier

Neymar Junior është kritikuar ashpër pas eliminimit të PSG-së nga Reali i Madridit në Champions League. Newcastle po monitoron situatën e transferimit të Neymar pasi sulmuesi brazilian po mendon largimin nga klubi francez, pas sulmeve të tifozëve. 30-vjeçari u vërshëllye bashkë me Messin gjatë fitores 3-0 të PSG-së në Ligue 1 ndaj Bordeaux fundjavën e kaluar.

“As” goli i shënuar nga ish-sulmuesi i Barcelonës nuk ishte i mjaftueshëm për të qetësuar turmën e tifozëve të pakënaqur të PSG-së. “AS” pretendon se Neymar planifikon të bëjë gati valixhet në verë, pavarësisht se nënshkroi një marrëveshje të re me gjigantët francezë në maj të vitit të kaluar.

Dëshira e Neymarit për t’u larguar nga PSG ka tërhequr vëmendjen e “Magpies”, që po kërkojnë një sulmues me peshë për objektivat e tyre madhorë.

Newcastle është një nga klubet e vetme që mund të përballojë pagën astronomike të Neymarit prej 500,000 stërlinash në javë, plus tarifën e tij të transferimit që vlerësohet 198 milionë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency