Eto’o analizon Inter-Liverpool: Ja 5 duelet që do të vendosin sfidën
Inter rikthehet të luajë në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, teksa mbrëmjen e sotme do të përballet me Liverpoolin në “San Siro”.
Ish sulmuesi i skuadrës që fitoi tripletën e famshme në 2010-ën, Samuel Eto’o ka analizuar përballjen e sotme ndaj “the reds”, duke evidentuar edhe 5 përballjet kyç, që do të vendosin jo pak sa i përket fatit të takimit.
“Përballja Vidal-Henderson është padyshim më e rëndësishmja e sfidës, me dy lojtarët që do të jenë përgjegjës kryesorë për ekuilibrat e ekipeve përkatëse. Interesant do të jetë edhe dueli Calhanoglu-Alcantara, me spanjollin që ndërton shumë, por sonte do t’i duhet të punojë jo pak me fazën mbrojtëse. Van Dijk do të duhet të limitojë Dzekon, ndërsa Lautaro mund të vërë në vështirësi Matip. Në krahun tjetër jam kurioz për duelin Skriniar-Mane”, u shpreh Eto’o.



