Euforik pas fitores ndaj Laçit, Halili: Ne jemi më të mirët!
Presidenti i Tiranës, Refik Halili e ka konsideruar si shumë të rëndësishme fitoren me rezultatin 4-1 të ekipit të tij ndaj Laçit.
Duke folur për emisionin “Gol pas Goli”, Halili theksoi se skuadra “bardheblu” vërtetoi sot se kanë vlerë, ndërsa veçoi emra si Seferi, Xhixha dhe portieri Bekaj.
“Besoj shumë te skuadra, e dija që do bënin një ndeshje të mirë. Sot ata treguan se kanë vlerë si skuadër e si futbollistë, sot treguan që vlejnë shumë. Kemi futbollistë shumë të mirë si Seferi, Xhixha dhe portieri Bekaj. Përderisa jemi në vend të parë, tregojmë që jemi skuadra më e mirë e kampionatit. Sot morëm një fitore shumë të mirë ndaj një ekipi si Laçi, që ka bërë mirë pasi mban vendin e dytë, treguam që bëmë shumë mirë dhe që duhet të ecim kështu”, -u shpreh Refik Halili.



