Futboll

Euro 2024, Rusia: Do ta bojkotojmë, s’duhet të na kishin përjashtuar nga kompeticionet e tjera

Kombëtarja ruse e futbollit nuk do të marrë pjesë në shortin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024 (Euro 2024). Kjo është bërë e ditur nga Federata Ruse e Futbollit përmes një reagimi zyrtar.

“Arsyeja është vendimi i UEFA-s në shkurt për të pezulluar pjesëmarrjen e ekipeve kombëtare dhe klubeve ruse nga çdo kompeticion. Vendim i cili u kundërshtua nga Federata Ruse e Futbolli dhe u dërgua si çështje në Gjykatën e Arbitrazhi Sportiv (CAS) në Lozanë, e cila në korrik refuzoi të pranonte ankesën”,-bëri me dije RFU.

Shorti për turneun kualifikues do të hidhet më 9 tetor në Frankfurt të Gjermanisë. Kampionati Evropian do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024 në Gjermani.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency