Basketboll

Euro League/ Barcelona rikthehet te suksesi, CSKA-ja nuk ndalet

CSKA e Moskës vazhdon të fitojë ne Euroleaguen e basketbollit, me skuadrën ruse që triumfoi 90-81 në transfertë ndaj Baskonia Vitoria, pavarësisht se nuk e nisi mirë sfidën. Sergio Rodriguez arriti rezultatin më të mirë në karrierë teksa e mbylli takimin me 25 pikë në total, duke shënuar 6 herë nga vija për 3 ndërsa 20 pikë të tjera i shtoi Will Clyburn.

Vendasve ndërkohë nuk i mjaftoi paraqitja e mirë e Tornike Shengelias, që e mbylli takimin me 20 pikë në total për të mbyllur vitin me fitore përpara publikut të saj duke u dorëzuar përballë rusëve që vazhdojnë të kryesojnë pa probleme grupin e tyre.

Barcelona Lassana u rikthye te fitorja pas 5 humbjeve radhazi, duke triumfuar 79-65 ndaj Kimkit të Moskës. Për katalanasit ishte një ndeshje e dominuar që në fraksionin e parë, të cilën e mbyllën me rezultatin e pjesshëm 25-15, diferencë që e bëri të menaxhojë me lehtësi takimin në vazhdim. Ante Tomic, Victor Claver dhe Kevin Seraphin ishin shënuesit më të mirë për blaugranat me 12 pikë në total.

Anodolou Efes i bëri një kthesë fantastike takimit me gjermanët e Brose Bamberg duke përmbysur një rezultat me -15 pikë për të fituar në fund 69-58. Një humbje e rëndë për gjermanët që tashmë kanë 6 fitore dhe 9 humbje në grupin e tyre duke qenë jashtë zonës së play-off.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency