Eurobasket/ “Marsiani” Doncic i papërmbajtshëm ndaj Francës, shifra e frikshme që ka arritur
Luka Doncic bëri paraqitjen individuale më spektakolare të “Eurobasket 2022”, duke shënuar 47 pikë dhe udhëhequr Slloveninë drejt suksesit ndaj Francës me rezultatin 82-88. Kjo është performanca më e dytë më e mirë në histori, teksa rekordi mbahet nga Eddy Terrace në Kampionatin Evropian të basketbollit, “Sofje 1957”.
Paraqitja e Donçiçit vjen një ditë pasi Giannis Antetokounmpo, “ylli: i kombëtares greke, shënoi 41 pikë në ndeshjen e së martës kundër Ukrainës.
Donçiç me këtë rezultat ka kaluar Nikos Gallis, greku i viteve ’80, i cili shënoi 46 pikë në një ndeshje. Në pozitën e tretë janë tre lojtarë me nga 44 pikë: Miki Berkovich, Doron Jamchi dhe Nenad Markoviç. 41-të e Giannis janë rezultati i gjashtë më i lartë në Eurobasket.



