Basketboll

Euroleague e Basketbollit, Fenerbahce e nis me humbje

Euroleague e Basketbollit ngriti siparin me sfidat e raundit të parë, që pa mbi parket gjysmën e skuadrave pjesëmarrëse në këtë edicion. Skuadra kampione në fuqi, Fenerbahce, pësoi një humbje të papritur në parketin e Unicaja-s me vetëm një pikë diferencë, 68-67. Edhe pse tentuan të rikuperonin një diferencë prej 8 pikësh në minutat e fundit, turqit dolën të mundur nga kjo sfidë.

Skuadra finaliste e sezonit të kaluar, Olimpiakos, e nisi mbarë këtë sezon duke fituar 75 – 64 ndaj Baskonias në një sfidë pa shumë ritëm, por të dominuar përgjithësisht nga Printezis me shokë.  Ndërkohë Maccavi i Tel Avivit fitoi 88 – 71 në transfertë me Bamberg, Reali i Madridit kaloi po në transfertë 88 – 74 Anadolu Effes, ndërsa CSKA e Moskës iu imponua 93 – 84 Olimpias së Milanos.

 

 

 

Unicaja – Fenerbahce                     68 : 67

Bamberg – Maccabi Tel Aviv           71 : 88

Olympiakos – Baskonia                   75 : 64

Anadolu Efes – Real Madrid            74 : 88

CSKA Moscow – Olimpia Milano    93 : 84

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency