Basketboll

Euroleague, Fenerbahce e Zalgiris Kaunas, dy skuadrat e para që prekin “Final Four”

Fenerbahce dhe Zalgiris Kaunas janë dy skuadrat e para që siguruan një biletë për në fazën më të rëndësishme të Euroleagues së basketbollit, Final Four që këtë vit do të zhvillohet në Beograd. Ndeshjet e 4-ta vendosën fatet e dy çerekfinaleve të para me skuadrën turke që eliminoi spanjollët e Baskonias ndërsa i suprizoi të gjithë Zalgiris që nxorri jashtë turneut, nënkampionët e Europës, grekët e Olympiacos. Kampionët në fuqi të Europës iu falën një serbi dhe një italiani për të vendosur diktatin ndaj Baskonias dhe për të eliminuar skuadrën baske. 22 pikë realizoi Guduric ndërsa italiani Melli shtoi 21 të tjera në suksesin 92-83 të Fenerbahces. Në Fernando Buesa Arena, Fenerbahces i mjaftoi një pjesë e parë fantastike të cilën e mbylli në avantazhin e 18 pikëve, për të siguruar fitoren e 3-të në përballjet me Baskonian dhe për të kualifikuar në Final Four, falë triumfit 3-1 me ndeshje. Një kanadez dhe një lituanez nderojnë Zalgiris Kaunas dhe eliminojnë përpara kohe nga Euroleague, Olympiacosin. E mbështetur te dyshja Pangos-Ulanovas, të cilët të dy sëbashku realizuan 41 pikë, Zalgiris mposhti 101-91 Olympiacosin që në Zalgiris Arena të Kaunasit nuk i mjaftuan 19 pikët e Vasilis Spanoulis duke i dhënë lamtumirën kompeticionit. Falë suksesit 3-1, Zalgiris Kaunas tashmë e sheh veten në Final Four aty ku do të garojë për titullin e Euroleagues.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency