Euroleague, Fenerbahce ruan kreun, “buzëqeshin” Reali i Madridit e Bayern Munich
Janë luajtur ndeshjet e raundit të 20-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Skuadra turke e Fenerbahce vazhdon të diktojë renditjen e turneut më të rëndësishëm europian për klube, e cila fitoi me lehtësi 90-75 ndaj Olympiacos. Edhe pse pritej më shumë nga ekip grek, në fushë dominuan basketbollistët turq, me Green që realizoi 17 pikë e Kalinic 16, duke qenë më të mirët.Me fitore replikon edhe skuadra e Real Madrid, që ruan vendin e dytë në renditje, pas triumfit 92-84 ndaj Anadolu Efes, suksesi i 16-të sezonal për spanjollët.
Një sfidë e ekuilibruar në shumicën e kohës, me Real që shkëputet në minutat e fundit, falë 24 pikëve të Randolph.Me fitore e mbyll këtë raund edhe Bayern Munich, që triumfoi 71-60 me përmbysje në fushën e Khimki Moskë, ndeshje ku u dallua Derrick Williams me 20 pikë. Bavarezët rikuperuan një disavantazh prej 18 pikësh.Surprizë humbja e Panathinaikos, që u mund 84-65 nga Maccabi Tel Aviv, humbje që ndërlikon shumë pozitat e ekipit grek, larg zonës së play off. Colaiaro me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë për Maccabi.
Rikthehet te fitorja ekipi italia i Armani Milano, që mundi 80-70 Zalgiris Kaunas, me Mike James që realizoi 20 pikë. Ky sukses ngjit italianët në vendin e tetë dhe të fundit që të çon në play off.



