Basketboll

Euroleague, Olympiacos i jep leksion Maccabit, Barcelona në krizë

Në Euroleaguen e basketbollit raundi i 18-të i ndeshjeve nisi me 3 fitore vendase dhe suksesin rusëve të Khimkit që mposhtën në transfertë serbët e Crvena Zvezdës me rezultatin 79-70. Për të regjistruar fitoren e 10-të në këtë edicion të Euroleagues Khimky iu fal paraqitjes fantastike të Shved i cili koleksionoi 29 pikë 4 asist dhe 5 rebound. Në Beograd Crvena Zvezdës nuk i mjaftoi forma e mirë e malazezit Rochestie i cili ishte thjeshtë fenomenal pasi përvec 27 pikëve i ndihmoi të tijët edhe me 9 asiste e 7 rebound.Gjithçka e lehtë për Olympiacosin që vazhdon t’i ushtrojë presion CSKA-së së Moskës në garën për vendin e parë. Në Athinë skuadra greke mori fitoren e 13-të sezonale pasi shpartalloi Maccabin e Tel Avivit me rezultatin e thellë 94-64. Edhe njëherë tjetër diferncën e bëri loja në grup e basketbollistëve të Olympiacosit me Vasilis Spanoulis që ishte më i miri mbi parket për vendasit. Pas 5 humbjeve radhazi bëri autokritikë skuadra gjermane e Bambergut që mposhti në shtëpi me rezultatin 93-86, lituanezët e Zalgiris Kaunas. Te Bamberg spikati amerikani Rubit me 22 pikë 2 asiste dhe 7 rebound. Në Euroleague ky nuk është viti i Barcelonës. Blaugranat pësuan humbjen e 12-të sezonale dhe nëse vazhdojnë me këto ritme do ta kenë të pamundur të kualifikohen në çerekfinale. Barcelona u mposht në derbin spanjoll nga Valencia me rezultatin 81-76. Malezezi Dubljevic ishte heroi i vendasve me 19 pikë të realizuara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency