Basketboll

Euroleague, Reali i Madridit “bie” përballë Panathinaikosit

Vijon spektakli në Euroligën e basketbolli, ku u luajtën 4 sfidat e para të raundit të 9-të. Surpriza më e madhe erdhi nga Greqia, ku Olympiakosi i shkaktoi humbjen e parë Realit të Madridit për këtë sezon, me rezultatin 88-83. Pas një ndeshjeje mjaft të luftuar, bardhekuqtë u treguan më të saktë në periodën e fundit, ndërkohë që liderët e takimit për ta ishin Nigel Williams-Goss, me 23 pikë, dhe kapiteni Vassilis Spanoulis, me 20. Tek kampionët në fuqi, nuk mjaftoi performanca fantastike e Facundo Campazzos, i cili bëri një “double-double” me 14 pikë të shënuara dhe 13 asiste për shokët e skuadrës.
Një tjetër ndeshje mjaft interesante ishte ajo midis Maccabit të Tel Avivit dhe Fenerbahcec. Turqit, të udhëhequr nga tranjeri legjendar Zeljko Obradovic, vuajtën shumë në këtë përballje, por gjithsesi arritën të merrnin një sukses të rëndësishëm në fushën e izraelitëve me rezultatin 70-74. Pikëshënuesi më i mirë për nënkampionët, ishte Kostas Sloukas me 18 pikë, ndërkohë tek Maccabi shkëlqeu Angelo Caloiaro me 17 pikë dhe 8 topa në tabelë.
Fitore për Anadolu Efes, në derbyn e Stambollit kundër Darussafaka Dogus, ku takimi përfundoi 88 me 93. Rodrigue Beaubois udhëhoqi Anadolun në këtë sfidë, me 24 pikë, ndërkohë për Darussafakan, më i miri ishte Michael Eric me 18 pikë.
Edhe Bayerni i Mynihut arriti të marrë një sukses, pas dy disfatave rradhazi. Bavarezët mposhtën vendasit e Gran Canarias 74-89, të ndihmuar nga 22 pikët e Maodo Lo dhe 20 të Derrick Williams. Për spanjollët, nuk ishin të mjaftueshme 15 pikët e realizuara nga Marcus Eriksson dhe Ondrej Balvin. Pas kësaj fitoreje, gjermanët renditen momentalisht në vendin e 9, me 4 fitore dhe 5 humbje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency