Basketboll

Euroleague, shkëlqen Fenerbahce , Panathinaikos fiton derbin grek

Fitore e lehtë për Fenerbahcen në Euroleaguen e basketbollit. Kampionët në fuqi të Europës siguruan suksesin e 2-t radhazi dhe të 4-tin në total në raundin e 16-të më të mirave pasi mposhtën me rezultatin e thellë 80-57 në transfertë gjermanët e Bamberg.Çeku Jiry Vesely me 15 pikë ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për skuadrën turke. Spektakël në derbin grek por në fund festa ishte për Panthianaikos-in që kaloi brenda në Pire me rezultatin 70-62 Olympiacosin për meritë edhe të dyshes Gist-Lekavicius që realizuan respektivisht 15 dhe 14 pikë. Përveç CSKA-së së Moskës në këtë edicion po ecën me një ritëm të frikshëm edhe një tjetër skuadër ruse, pikërisht Khimky që këtë herë kaloi me rezultatin 91-90 spanjollët e Baskonias duke koleksionuar suksesin e 5-t në 6 takime. Ndërkohë Unicaja Malaga nuk vuajti për të mposhtur 79-65, serbët e Crvena Zvezdës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency