Europa League

Europa League/ Konfirmohet nga Rose, Haaland mungon në sfidën Dortmund-Rangers

Trajneri i Borussia Dortmundit, Marco Rose, ka konfirmuar se Erling Haaland do të mungojë në ndeshjen e së enjtes kundër Rangers për shkak të një dëmtimi muskulor.

Ylli norvegjez ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Dortmund, për shkak të një problemi muskulor dhe duket se do të mbetet jashtë fushës së blertë edhe për disa kohë.

“Ai nuk është një opsion”,-tha trajneri i Dortmundit, Marco Rose në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Kjo ndeshje pritet të jetë e vështirë për ekipin e Dormund, i cili do të luajë pa një prej emrave kryesorë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency