Europa League/ Mbyllen pjesët e para, Roma “stonon” në Bullgari, Kryeziu i shënon Arsenalit
AEK Larnaca – Rennes 1-1
Në Larnaca, Rennes kaloi fillimisht në avantazh fal golit të Theate në minutën e 29-të, ndërsa vendasit gjetën golin e barazimit me Oier në minutën e 33-të.
Fenerbahce – Dyn. Kyiv 1-0
Fraksioni i parë foli për vendasit, pasi dominuan në çdo aspekt, por u mjaftuan me vetëm një gol. Gustavo Henrique në minutën e 35-të.
HJK Helsinki – Real Betis 0-1
Spanjollët kryesojnë falë golit të Willian Jose në minutën e 45+3′.
Ludogorest – Roma 0-0
Malmo – Braga 0-1
Në “Eleda Stadion” skuadra portugeze po dominon ndaj vendasve dhe pas golit të anuluar në minutën e 19-të, Bruno Rodrigues shënoi në minutën e 30-të.
PSV – Bodo/Glimt 0-1
Norvegjezët tregojnë përsëri forcën në Europë. Në “Philips Stadion” vendos goli i Gronbaek në minutën e 44-të.
Union Berlin – Royale Union 0-1
Berlinezët u surprizuan në pjesën e parë përballë Royale Union, me belgët të cilët kryesojnë fal golit të Lynen në minutën e 39-të.
Zurich – Arsenal 1-1
Në “Kybunpark Stadium” pjesa e parë nuk prodhoi fitues, me londinezët të cilët kaluan të parët në avantazh me Marquinhos pas 16-të minutash lojë, ndërsa vendasit gjetën barazimin me Kryeziun në minutën e 44-të me anë të një penalltie.



