Europa League

Europa League/ Po ndiqte Dortmund nga tribuna, Rangers “tmerron” Haaland (video)

Borussia Dortmund u mund me rezultatin 4-2 në ndeshjen e parë të “Play Off-it” të 1/16-ave në Europa League pas një paraqitje “të frikshme” nga Rangers.

Djemtë e trajnerit Marco Rose zbritën në fushë pa Erling Haaland për shkak të lëndimit, me sulmuesin norvegjez të detyruar të shikonte nga tribuna teksa Rangers po i turpëronte.

Rangers mori kontrollin e ndeshjes, pasi James Tavernier mposhti me mjeshtëri Gregor Kobel me goditjen nga pika e bardhë e penalltisë.

Ekipi i Giovanni van Bronckhorst dyfishoi avantazhin përpara mbylljes së pjesës së parë përmes Alfredo Morelos.

Rangers ishte në vendin e ëndrrave vetëm disa minuta pas nisjes së pjesës së dytë, pasi John Lundstram e çoi në tre numrin e golave në minutë e 49’.

Megjithatë në minutën e 51’ Bellingham mundi t’i jepte golin e parë vendasve. Ndërsa në minutën e 54’ një autogol i Zagadou e çoi në katër numri e golave për Rangers.

Vendasit mundën që të ulnin pak diferencën e golave në minutën e 82’ me Guerreiro, por rezultati i marrë nga ky takim ishte turpërues për Borussia Dortmund, dhe këtë gjë Haaland e përjetoi jo mirë nga tribuna.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency