Merkato

Everton kërkon belgun e Liverpoolit, për të zëvendësuar Lukakun

Everton do të tentojë të transferojë Divock Origi nga Liverpool në merkaton e Janarit. Sulmuesi belg ka përfunduar jashtë preferencave të trajnerit Jurgen Klopp për repartin e avancuar, ndaj edhe largimi nga “Anfield” do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.

Edhe gjatë merkatos së verës, Origi ishte shumë pranë largimit, me Fenerbahce që këmbënguli për transferimin e tij në Turqi. Ndërkohë transferimi i belgut në “Goodison Park” do të sillte rikthimin në Turqi të Cenk Tosun.

Everton do të lejonte ribashkimin e sulmuesit me Besiktas, vetëm në rast se ata sigurojnë transferimin e Origit nga Liverpool. Me belgun Evertoni kërkon të zërë boshllëkun që la patrioti i Origit, Romelu Lukaku, pas largimit drejt Manchesterit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency