Premier League

Everton në kërkim të trajnerit të ri, Rooney: Refuzova ofertën e klubit, vendim i dhimbshëm

Drejtuesit e Evertonit shkarkuan nga posti i trajnerit Rafa Benitez më 16 janar. Rezultatet e dobëta sollën fundin e parakohëshëm të aventurës së spanjollit me klubin nga Liverpuli.

Shumë emra janë përfolur për të marrë drejtimin e Evertonit. Njëri prej tyre është Wayne Rooney, ish-sulmuesi i famshëm anglez, i cili është trajner i Derby County në Championship.

36-vjeçari shpërtheu si futbollist tek Evertoni, me klubin dhe tifozët ka një lidhje të veçantë, por ai ka refuzuar ofertën e drejtuesve të klubit.

Everton kontaktoi agjentin tim duke kërkuar një takim për pozicionin vakant si trajner i klubit. Ishte një vendim i vështirë, por unë refuzova. Jam i sigurt që do të stërvis në Premier League, ndihem 100% gati.

Nëse do të ndodhë si trajner i Evertonit, edhe më mirë. Por, për momentin jam i fokusuar te Derby, kam një punë të rëndësishme për të përfunduar”, deklaroi Rooney, nën kontratë me Derbyn deri në 2023.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency