Premier League

Everton piketon sulmuesin e Southamptonit, por Lampard pret ende Brojën

Everton mbetet në kërkim të një sulmuesi dhe natyrisht që dëshira e parë e trajnerit Lampard është Armando Broja, por së fundi drejtuesit po punojnë edhe për një tjetër alternativë.

Bëhet fjalë për shokun e Brojës sezonin e kaluar te Southampton, Che Adams, i cili e ka nisur këtë sezon në mënyrë perfekte, duke shënuar 4 gola në tre ndeshje zyrtare.

Kartoni i sulmuesit skocez vlerësohet rreth 20-25 milionë euro, shifër kjo aspak shqetësuese për Evertonin, megjithatë drejtuesit shpresojnë ende që të mund të marrin Armando Brojën, në një operacion që do të çonte Gordon në Londër.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency