Evertoni, i vendosur për blerjen përfundimtare të Andre Gomesit
Trajneri i Evertonit, Marco Silva po ushtron presion ndaj drejtuesve të klubit në mënyrë që të blejnë përfundimisht kartonin e mesfushorit Andre Gomes nga Barcelona.
Portugezi u transferua në “Merseyside” verën e kaluar në formën e huazimit, në bazë të një marrëveshje ku anglezët paguan vetëm 2.5 milionë euro, ndërkohë që paraqitjet e tij të mira kanë zgjuar intersin e shumë klubeve të tjera.
Anglezët dëshirojnë që të arrijnë një akord për 25 milionë euro për ta blerë përfundimisht mesfushorin, ndërkohë që një ofertë e tillë pëlqehet edhe nga katalanët. Andre Gomes u transferua te Barcelona në vitin 2016 nga Valencia për 55 milionë euro, por asnjëherë nuk arriti të përshtatej siç duhej në “Camp Nou”.



