Evertoni siguron matematikisht mbijetesën, Lampard heq sikletin e dështimit
Frymëmarrje për Evertonin. Skuadra nga Liverpooli vuajti shumë përballë Crystal Palace në “Goodison Park”, por në fund mori një fitore me përmbysje duke siguruar matematikisht qëndrimin në Premier League. 3-2 triumfuan të besuarit e Frank Lampard, që deri gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt po humbiste 1-2.
Crystal Palace e zhbllokoi takimin në minutën e 21-të me Matetan, për të ardhur më pas te dyfishimi i epërsisë me golin e Ayew.
Keane në të 54-tën riktheu në lojë Evertonin me golin e 1-2, ndërsa në të 72-tën shifrat u barazuan falë finalizimit të saktë të Richarlison, për të ardhur në te goli që i dha fitoren Evertonin dhe mban firmën e Calvert-Lewin (85’). Me 39 pikë të grumbulluar nga Evertoni, është e pamundur që skuadra e Lampardit të arrihet nga Leeds United (35 pikë), kur ka mbetur për t’u zhvilluar vetëm raundi i fundit i ndeshjeve në Premier League.



