Kategoria Superiore

Evis Kushi: Kur mora detyrën, Gjici me tha të mbanim premtimin, ta gëzojë Kukësi stadiumin!

Evis Kushi, ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sportit, e pranishme në ceremoninë e përurimit të stadiumit të ri në Kukës, theksoi në fjalën e saj rëndësinë që ka një investim i tillë për komunitetin, por duhet bërë edhe më shumë në rritjen e kulturës sportive.

“Ta gëzojmë të gjithë së bashku stadiumin e Kukësit, stadium me standard, siç e meriton populli dhe ekipi i Kukësit, një ekip që i ka dhënë tonin kampionatit. Më në fund vjen në shtëpi, duke u dhënë fund ecejakeve.

Më kujtohet në ditët e para kur mora detyrën, nga të parët që më mori në telefon ishte Safet Gjici, jo për të më uruar, por për të më kujtuar premtimin që kishte dhënë qeveria. Jemi krenarë për mbajtjen e premtimit, që do t’i japë zhvillim ekonomik dhe social qytetit. Më kujtohet edhe përurimi i “Elbasan Arenës”, i ka dhënë impakt qytetit, gjallërohet sa herë ka ndeshje.

Jam e sigurt që stadiumi dhe aeroporti do t’i japin zhvillim zonës. Jemi të vetëdijshëm që nevojat për investime në infrastrukturën sportive janë të mëdha, pavarësisht sfidave që kemi pasur jemi të vendosur të investojmë. Kemi ndërtuar “Elbasan Arenën”, “Loro Boriçin”, “Air Albanian” dhe 62 terrene në të gjithë Shqipërinë. Investimet janë të rëndësishme, por duhet të investojmë edhe në kulturën sportive. Sporti duhet të jetë model solidariteti dhe “fair play”. Urimet më të mira, sa më shumë emocione dhe ndeshje të bukura.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency