Europa League

Evra humb toruan, karate ndaj fansave të Marsejës (Video)

Ish mbrojtësi i Manchester United-it dhe Juventusit, Patrice Evra, është bërë protagonist i një skene të pazakontë, mbrëmjen e sotme në ndeshjen mes Guimaresit dhe Marsejës, e vlefshme për grupet e Europa League-s.

Mbrojtësi francez u përfshi në një përplasje mes fansave, që degjeneroi me Evra-në, që qëlloi me shkelm njërin prej tyre, si një karateist i vërtetë.

Evra fillimisht ra pre e sulmit të tifozëve dhe sapo ata u afruan pranë rrethimit të fushës, të gjithë futbollistët e Marsejës shkuan e u përballën me fansat e tyre. Për këtë veprim, që gjithsesi ndodhi jashtë fushës së lojës, Evra u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency