Futboll

Fabregas: Në Londër ndihem mirë, dua rinovimin

Vetëm disa orë para sfidës mes Chelsea-t dhe Manchester United-it, Cesc Fabregas është munduar të shuajë zërat që e lidhin atë me një transferim të mundshëm te ‘djajtë e kuq’.

Mediat angleze raportuan se Mourinho ka kërkuar me ngulm Fabregasin në Manchester, për sezonin e ardhshëm, por spanjolli duket se nuk ka ndërmend të ndërrojë ambient.

“Në Londër ndihem mirë dhe te Chelsea më kanë trajtuar shumë mirë. Kontrata ime skadon në verën e 2019-ës, por jam i gatshëm të rinovoj, nëse klubi e shikon të arsyeshëm zgjatjen e bashkëpunimit”, tha Fabregas.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency