Fakaj: Reja duhet të shqetësohet nga mesi e poshtë, po gabojmë vazhdimisht
Trajneri Edi Reja deklaroi se Shqipërisë i mungojnë futbollistët me cilësinë e duhur për të bërë diferencën në metrat e fundit dhe për të krijuar raste shënimi, megjithatë nuk duket i bindur me këtë konstatim Ervin Fakaj.
Ish mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, duke folur në emisionin “Kuqezi” në SuperSport, tha se trajneri italian duhet të punojë me prapavijën, që gabon rëndë nga ndeshja në ndeshje dhe madje edhe ndaj Estonisë mund të kishte pësuar golin në 2-3 momente.
“Reja tha se duhet të bëjmë diçka më shumë nga mesi i fushës e lart, por unë mendoj se ai duhet të shqetësohet nga mesi e poshtë, pasi skuadra gabon vazhdimisht në mënyrë fatale. Edhe sot në 2-3 momente mbrojtja ishte vendosur shumë keq dhe mund të ishim ndëshkuar”, u shpreh Fakaj.



