Fakiç: Konkurrencë më e dobët, pretendent është Kukësi…
Drejtori sportiv i Skënderbeut, Haris Fakiç, i ftuar në “Zona Gol”, foli për startin e kampionatin dhe cilësinë e garës. Ai theksoi se konkurrenca për objektivat madhorë ka rënë ndjeshëm.
“Konkurrenca është në rënie, jo në rritje. Partizani doli shumë lehtë kampion në edicionin e kaluar, konkurrenca mbaroi shumë shpejt. Forca e skuadrave nuk është ajo që ka qenë më përpara. Skuadra të cilat kanë buxhete më të mëdha, nuk bëjnë përforcime të forta, nuk ka hyrje e dalje si më parë”, është shprehur Fakiç.
Skënderbeu: Kur Skënderbeu ishte në grupet e Ligë së Europës, kishte prodhim kualitativ në kampionat, pasi nuk ishte vetëm Skënderbeu. Rezultati i kampionatit të vjetshëm, u dëshmua në paraqitjet e dobëta në Europë, të skuadrave shqiptare. Mendoj se jemi në rënie dhe duhet që skuadrat individuale të merren me organikat e veta dhe buxhetet e tyre sa më parë.
Pretendentët: Këtë vit pretendent kryesor do të jetë Kukësi sipas meje, për shkak të lojtarëve që ka marrë kohët e fundit. Normalisht edhe Partizani, por edhe Tirana që është një skuadër e përforcuar. Ndërsa Skënderbeu edhe pse me ndryshime, ju garantoj që do të jetë një ekip që nuk do të dorëzohet”, ka përfunduar drejtori sportiv i Skënderbeut.



