Futboll

Falcao në telashe, dënohet me 16 muaj burg për evazion fiskal

Radamel Falcao në telashe. Sulmuesi i Monacos është dënuar me 9 milionë euro gjobë dhe 16 muaj burg drejtësia spanjolle për evazion fiskal. Gjithçka ka të bëjë me periudhën kur “El Tigre” luante për Atleticon e Madridit në La Liga. Gjatë asaj kohe Falcao nuk i ka paguar shtetit spanjoll taksat e parave që ka fituar nga të drejtat e imazhit. Sulmuesi kolumbian është thirrur sot në gjykatë dhe drejtësia spanjolle ka vendosur ta dënojë me 16 muaj burg dhe 9 milionë euro gjobë. Megjithatë sulmuesi do të jetë pjesë e Kolumbisë në Botërorin Rusi 2018-të, sepse nëse Falcao paguan në kohë gjobën e përcaktuar nga gjykata, nuk do të vuajë dënimin me burg, pasi për dënime të ulta ligji në Spanjë e lejon diçka të tillë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency