Familja Della Valle konfirmon vazhdimësinë me Piolin
Stefano Pioli do të konfirmohet në krye të stolit të Fiorentinës. Pavarësisht disa zërave për një divorc të mundshëm për shkak të luhatjeve të rezultateve në kampionat, drejtuesit janë të bindur për trajnerin Italian, të cilit i përfundon kontrata në qershor, por që në kontratë parashikohet edhe një vit tjetër si opsion për t’u ushtruar nga klubi.
Vëllezërit Della Valle duan të vazhdojnë bashkëpunimin me Piolin, madje edhe nëse skuadra nuk arrin të kualifikohet në Kupat e Europës, duke treguar besimin që ata kanë për punën e 53-vjeçarit.



