La Liga

Familja dhe dy golat më të bukur në karrierë, Griezmann: Mbeten të preferuarit e mi

Antonio Griezmann shpërtheu te Real Sociedad, por vitet më të bukura i kaloi tek Atletico Madrid, ekip me të cilin fitoi Europa League, Superkupën Europiane dhe Superkupën e Spanjës.

Kampioni i botës me Francën, zgjodhi të transferohej te Barcelona në verën e vitit 2019, por aventura në “Camp Nou” nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar dhe zgjati vetëm 2 vjet. 31-vjeçari u rikthye tek Atletico verën e kaluar dhe deri në këtë fazë të sezonit ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 5 asiste me ekipin e Diego Simeones.

Në një rrëfim për GQ, Griezmann foli për familjen dhe dy golat më të bukur që ka shënuar në karrierë. “Ndihem shumë mirë në Madrid, familja ime është e lumtur këtu. Gjëja që më pëlqen të bëj më shumë në këto kohë është të qëndroj me fëmijët e mi.

Fakti që luajmë çdo tre ditë na pengon të kalojmë kohë me familjen, dhe kjo është ajo që dua të bëj më shumë në kohën time të lirë”, deklaroi Griezmann, i cili kujtoi edhe dy golat më të bukur që ka shënuar në karrierën e tij.

“Nuk harrohet goli i parë në Champions League, luaja me Real Sociedad dhe i shënova Lyonit. Më pas vjen goli i parë që realizova në ‘Wanda Metropolitana’. Më pëlqen shumë ai gol, e shënova kundër Malagas. Do të mbetet në histori si i pari në stadiumin e ri dhe aty do të jetë emri im”, deklaroi sulmuesi francez i skuadrës “Colchoneros”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency