Futboll

Fanella e “Dorës së Zotit” shitet në ankand për shifrën rekord

Përgjithmonë Diego Armando Maradona. Fanella e veshur nga “Pibe de Oro” në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës së vitit 1986, Argjentinë-Angli 2-1, u shit në ankand për 8.8 milionë euro. Në këtë ndeshje historike të futbollit, Maradona shënoi dy gola që kanë mbetur në kujtesën e fansave të futbollit: të parin e shënoi me dorë, ndërsa të dytin pasi mori topin në mesfushë dhe shmangu gjysmën e skuadrës së Anglisë.

Lajmi u dha nga shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”, që kishte marrë përsipër shitjen e fanellës që ka veshur “Dora e Zotit” në atë ndeshje madhështore të futbollit, por pa zbuluar emrin e blerësit. Në fakt, është një shifër rekord për një objekt sportiv.

Rekordi i mëparshëm ishte shënuar në vitin 2019, kur një kaskë e New York Yankees, e veshur nga fenomeni I bejsbollit, Babe Ruth, ishte shitur për 5.6 milionë dollarë (rreth 5.3 milionë euro).

Para se të shitej në ankand, fanella e Maradonës ishte në pronësi të Steve Hodge, ish-futbollist anglez, që pikërisht në atë ndeshje historike kishte ndërruar fanellën me Maradonën.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency