Fanellat e reja të Spanjës të ngjashme me ato të Botërorit 1994(Foto)
Kompania e veshjeve sportive Adidas që është edhe sponsori teknik i shumë përfaqësueseve të mëdha ka prezantuar edhe fanellat e reja të Spanjës të cilat “La Roja” do t’i mbajë veshur në Kupën e Botës Rusi 2018, kompeticion në të cilin Spanja është një nga skuadrat favorite për t’i shkuar deri në fund. Fanellat e reja të Spanjës për nga dizajni ngjanë shumë ato të përdorura në ndeshjen ndaj Italisë në Botërorin e zhvilluar në vitin 1994 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.












