Fangaj: Nuk e humba kurrë besimin te vetja, Vllaznia “luftë” në dy fronte
Abdurrahman Fangaj ka lënë pas krahëve dëmtimin e rëndë që e la mbi një vit larg fushave. Mbrojtësi i djathtë shkodran, më i miri i ndeshjes Flamurtari-Vllaznia (1-2), foli për “Gol pas Goli” në Supersport rreth triumfit në takimin e parë të fazës çerekfinale në Kupën e Shqipërisë.
“Është një pritje shumë e gjatë prej një viti e gjysmë. Kam pasur besim se do rikthehesha protagonist. Nuk e menduam të lehtë këtë ndeshje, Flamurtari ka vlera dhe e vlerësuam në maksimum.
Kampionati apo Kupa? Unë mendoj që jemi fituesit e Kupës, do të luftojmë në të dyja frontet, pse jo. Besoj që ka qenë shumë e vështirë për mua, por me hapësirat e duhura dhe ndeshjet e Kupës do të kemi minutat e mia. Gurishta ka treguar nivel të lartë“, deklaroi 24-vjeçari.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



