Fansat e Baselit nderojnë Xhakën, por titullin e fiton Zyrihu i dy shqiptarëve të tjerë
Zyrihu ka hapur shampanjën e titullit kampion të 13 në histori, teksa ka fituar me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Baselit në “St. Jacob’s Park”, duke vulosur vendin e parë edhe matematikisht.
Ndonëse sezonin e kaluar e mbylli vetëm në vendin e tetë, këtë vit ZYrihu bëri një sezon për t’u mbajtur mend, falë edhe paraqitjes mjaft të mirë të dy shqiptarëve Blerim Xhemajli e Fidan Aliti.
Në sfidën e sotme ndaj Basel, vendasin ishin përgatitur për t’u shtyrë festën miqve nga Zyrihu dhe shpalosën edhe një banderolë me legjendat e klubit, përfshi edhe Taulant Xhakën, por sërish nuk ia dolën të ndalin vrullin e kundërshtarit drejt titullit kampion.



