Fantazi për Dritën, firmos me brazilianin që doli kampion me Teutën
Drita ka nënshkruar me Iran Junior, fantazistin që verën e shkuar la Teutën kampione dhe kaloi te Ulpiana në Kosovë. Gjilanasit e kanë ndjekur me kujdes dhe e kanë bindur të bashkohet me ta.
Ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi i kësaj lëvizjeje. Klubi i Dritës në rrjetet sociale shkruan: “Iran Junior është futbollisti më i ri i klubit tonë, FC Drita, ku edhe nënshkroi kontratë tri vjeçare me ne.
Ish-anëtari i KF Teutës dhe se fundmi i KF Ulpianës i është bashkuar Dritës dhe sot ishte jetë pjesë e stërvitjeve me klubin tonë.
Edicionin që shkoi Junior ka zhvilluar 30 ndeshje në Superligën e Kosovës dhe ka shënuar 5 gola. FC Drita i dëshiron suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët”. Më herët Junior ka qenë edhe pjesë e Besës në Shqipëri.



