Fati e penalizon, futbollisti shqiptar mbyll para kohe vitin
Amir Rramani u dëmtua në ndeshjen e fundit të Serie A, mes Napolit dhe Cremoneses duke sheqetësuar stafin teknik. Lajme jo të mira vijnë nga infermieria napolitane, që këtë të martë ka njoftuar se futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ka pësuar një dëmtim në tendinën aduktor të kofshës së majtë. Mbrojtësi ka nisur menjëherë procesin e rikuperimit, por të githa gjasat janë që Rrahmani të ketë humbur ndeshjet e mbetura të këtij viti dhe do të jetë në dispozicion të stafit teknik në muajin janar.
Spalletti humbet një nga lojtarët më të dalluar në këtë fillim sezoni e tani do ketë jo pak telashe për të plotësuar boshllëkun e lënë nga mbrojtësi dardan. Së bashku me Kim trajneri i Napolit duhet të vendosë se kë do të aktivizojë përkrahë Kim, me Ostigard dhe Juan Jesus të cilët janë gati për të marrë vendin e Rrahmanit në prapavijën e kryesuesve të Serie A.
Napolitanët kanë grumbulluar 23 pikë në 9 ndeshjet e zhvilluara në këtë fillim sezoni, por me mungesën e Rrahmanit gjërat do të komplikohen disi, pasi bëhet fjalë për liderin e mbrojtjes së Napolit. Rrahmani luan sezonin e tretë me Napolin, teksa këtë edicion ishte një nga lojtarët me më shumë minuta në radhët e ekipit të tij, por fati e penalizon dhe e detyron që të marrë pushimet para kohe.



