Champions League

Fatkeqësia e “gardianit” të Leipzigut, ka humbur sezonin

Leizpigu mori fitoren e parë (3-1) në fazën e grupeve të Chapionsit në përballjen me Celtic Glasgow në “Red Bull Arena”, por ky sukses pati nuk erdhi pa pasoja. Portieri i “Demave të Kuq”, Peter Gulacsi, i larguar në minutën e 13-të nga fusha (u zëvendësua nga Blaswich) për arsye dëmtimi, ka humbur sezon. Pas kryerjes së ekzaminimeve të detajuara mejkësore, u vërtetua ajo që i frikësoheshin më shumë te Leipzigu: portieri hungarez ka këputur ligamentin kryqëzor.

Më pak fjalë, sezoni është mbyllur për “gardianin” e Hungarisë.  Në përfundimisht të ndeshjes, trajneri i Leipzigut paralajmëroi mungesën e gjatë të portierit:

“Djemtë e fituan ndeshjen për Peter dhe ne i urojmë atij rikthim të shpejtë në fushë. Pavarësisht se sa kohë duhet.”

Kapiteni i Leipzigut do të operohet në Innsbruck, para se të kthehet në qytetin gjerman dhe të nisë me qetësi procesin e rehabilitimit. Ndërkohë, klubi duket se dëshiron të rikthehet në merkato për të gjetur një zëvendësues.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency