Europa League

Faza 1/16, Spikat Napoli-Leipzig, Strakosha titullar ndaj Steauas

Rikthehen emocionet dhe spektakli i Uefa Europa League me fazën e saj të 1/16. Në këtë raund nuk mund të flitet për favoritë, pasi të 16 skuadrat kanë një mision të qartë dhe të vetëm, të sigurojnë kualifikimin. Si zakonisht takimet do janë të ndara në dy orare, në ato të orës 19:00 dhe 21:05.

Mbrëmja europiane vazhdon me të tjera duele interesante, ku do të zbresin në fushë dhe dy prej lojtarëve kuqezi, Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha. Kryefjala do të jetë përballja italo-gjermane, Napoli-Leipzig. Të kaltërit po shfaqen si një skuadër në top- formë për sa i përket kampionatit.

Në 9 përballje ndaj klubeve gjermane të zhvilluara brenda në shtëpi, skuadra jugore ka 4 fitore, 3 barazime dhe dy humbje. Formë të mirë loje po tregon dhe Leipzigu në kampionat, por transfertat nuk janë pika më e fortë e kësaj skuadre. Këtë takim ju do të keni mundësi ta ndiqni në SuperSport 2, në orë 21:05,

Po në 21:05, skuadra tjetër italiane, Lazio do të luajë jashtë ndaj Steauas së Bukureshtit. Me Thomas Strakoshën në portë, bardhekaltrit do të kërkojnë me çdo kusht fitorja, për të rikthyer sërish besimin.

Një tjetër skuadër, që i bashkohet Europa Leagues, pas eliminimit nga Champions League është Atletico Madridit. “Los Colchoneros” do të lujanë në transfertën e Copenhagen. Sfidë kjo që sheh si favorite skuadrën e Diego Simeones.

Përballja tjetër europiane që vjen në ekranin e Supersport është Aek – Dinamo Kiev.  Ndërkohë në Supersport 6, prej orës 21:05, do të ofrohen rastet dhe golat direkt të takimeve të tjera që do të luhen në mbrëmje.

Ndeshjet në Supersport

Napoli-Leipzig 21:05

FCSB-Lazio 21:05

Kopenhagen-Atl.Madrid 21:05

AEK-Dinamo Kiev 21:05

Golat Direkt 21:05

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency