Conference League

Faza e grupeve nis rrugëtimin nga Izraeli, Feyenoord ndalet në barazim

Faza e grupeve të Conference League ka nisur rrugëtimin mbrëmjen e sotme nga Izraeli, ku dy skuadrat vendase Maccabi Haifa dhe
Maccabi Tel Aviv kanë luajtur edhe takimet e para të kompeticionit më të ri të UEFA-s për klube.

Kështu Maccabi Haifa, që bën pjesë në grupin E, priti holandezët e Feyenoord, ndaj të cilëve vuajti jo pak, por në fund ia doli të marrë një pikë falë barazimit pa gola.

Nga ana tjetër, Maccabi Tel Aviv që është në grupin A, priti armenët e Alashkert, ndaj të cilëve triumfoi me rezultatin e thellë 4-1 dhe mori tre pikët e para.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency