Kosovë

Federata e Padelit të Kosovës organizon turneun e dytë

Padeli është shndërruar në më tepër se një trend për shqiptarët, teksa po merr dhe nga format e një sporti zyrtar, falë dhe organizimeve të shpeshta dhe nga ana e Federatës së Padelit të Kosovës, që më datë 5 mars do të organizojë dhe turneun e dytë të Padelit, në qytetin e Klipaan, pas atij të organizuar në dhjetor të vitit të shkuar në Halmshtad.

Një turne, që do të jetë dhe një paraprirje e atij të Skokolmit dhe atij të Prishtinës, që do të jetë turneu i parë madhor që do të organizohet në viset shqiptare, në sportin e padelit, në verën e këtij viti. Në ndryshim nga turneu Halmshtadit, turneu i Klippanit ka tërhequr dhe një numër të madh sponsorësh, teksa organizimi i tij mundësohet dhe nga një prej kompanive më të njohura në botë, për prodhimin e veshjeve sportive, me qendër në Gjermani, që do të jetë dhe partner sportiv i turneut.

Deri në këto momente për turneun e Klippan, janë regjistruar 40 lojtarë në kategorinë e meshkujve ndërsa vazhdojnë aplikimet në kategorinë e femrave. Sipas presidentit të Federatës së Padelit të Kosovës, po punohet intensivisht dhe për ndërtimin e të parave fushave të padelit në Kosovë, të cilat pritet të jenë gati në mesin e këtij viti.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency