Tenis

Federer kalon në çerekfinalet e Wimbledonit

Roger Federer ka kaluar në çerekfinalet e Wimbledon pasi ka mundur me lehtësi francezin Adrian Mannarino. Zvicerani mundi kundërshtarin me rezultatin 6-0, 7-5 dhe 6-4, në një orë e 45 minuta lojë.

“E dija që seti i parë që fitova 6-0 nuk ishte tregues i forcës së kundërshtarit tim. Isha i bindur që ai mund të luante shumë më mirë dhe këtë e tregoi në setet e tjera”, deklaroi Federer.

Kjo është hera e 16 që tenisti zviceran arrin çerekfinalet e turneut të Wimbledonit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency