Felipe Melo gabon penalltinë vendimtare, Al Ahly mposht Palmeirasin dhe renditet i treti
Egjiptianët e Al Ahly kanë marrë medaljen e bronzit në Botërorin për klube në Katar, pasi në ndeshjen për vendin e tretë, mposhtën me ndihmën e penalltive skuadrën braziliane të Palmeirasit.
Këta të fundit pritej të bënin shumë më tepër në këtë kompeticion, por zhgënjyen totalisht, duke humbur gjysmëfinalen përballë meksikanëve të Tigres, teksa sot pësuan një tjetër disfatë.
Koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola dhe skuadrat iu drejtuan penalltive për të vendosur se cila do të renditet e treta, teksa brazilianët gabuan tre penallti nga 5 dhe atë vendimtaren e shpërdoroi mesfushori Felipe Melo.



