Futboll

Fellaini, takim të fshehtë me drejtuesit e PSG-së në Bruksel?!

Marouane Fellaini kapet mat në Bruksel, pranë hotelit ku u akomodua skuadra e PSG-së, për ndeshjen e Championsit me Anderlehtin. Aktualisht, futbollisti i Manchester United por riaftësohet nga një dëmtim në gju dhe nuk është grumbulluar nga Jose Mourinho për transfertën e Lisbonës.

Pavarësisht përpjekjeve të tij për të mos rënë në sy, gazetarët, që po ndiqnin zhvllimet hap pas hapi, e kanë njohur, ndonëse një kapelë e madhe që mbante në kokë e komuflonte thuasje në perfeksion.

Duket qartë se ky trakim duhej të ishte sekret, sepse, sapo e ka kuptuar që gazetarët e kanë njohur, Fellaini hyri në automjetin e tij dhe u largua me shpejtësi, për t’iu shmangur pyetjeve. Gjithkujt i lind e drejta të mendojë se ndoshta drejtuesit e PSG-së po planifikojnë transferimin e tij në “Parc de Prince”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency