Femra/Vllaznia dhe Mitrovica mësojnë kundërshtaret në raundin e dytë
Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i turit të dytë të Championsit në futboll për femra. Në këtë tur marrin pjesë edhe dy ekipe shqiptare, Vllaznia e Shkodrës dhe Mitrovica.
Goglat u kanë rezervuar vajzave kuqeblu si kundërshtare Fortuna Hjørring të Danimarkës. Ndeshja e parë do të luhet më 11 ose 12 shtator në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa ajo e kthimit pas dy javësh në Danimarke.
Ekipi shkodran e ka kryer misionin e tij me kalimin e turit të parë që përbën edhe një sukses historik për të dhe futbollin shqiptar të femrave. Megjithatë, edhe ndaj Fortunës vajzat kuqeblu do të mundohen të bëjnë më të mirën e tyre.
Short edhe më i vështirë për Mitrovicën, që do të ketë përballë skuadrën gjermane të Wolfsburgut.



